Zhdukja e mistershme e gazetarit, Sekretari i Shtetit udhëton drejt Arabisë dhe Turqisë

Pas zhdukjes së mistershme të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të udhëtoj drejt saudit, ku do të takohet me mbretin e këtij vendi.
Më pas ai do të udhëtoj drejt Turqisë, ku z. Khashoggi u pa për herë të fundit në konsullatën saudite në Stamboll dy javë më parë.

Zyrtarët turq besojnë se z. Khashoggi u vra nga agjentët sauditë, por Riadi gjithmonë e ka mohuar këtë.

Të hënën, Presidenti Donald Trump sugjeroi se “vrasësit mashtrues” mund të ishin pas zhdukjes së Z. Khashoggi.

Presidenti nuk dha asnjë dëshmi për të mbështetur komentin e tij, por tha se gjatë një telefonate mbreti saudit e kishte mohuar në mënyrë të vendosur të kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me zotin Khashoggi.

 

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*