Zbulohet foto/ Ja personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit

Në media është bërë publike foto e autorit të vrasjes së disa ditëve më parë ku viktimë mbeti shtetasi Jurgen Kurti.

Klodian Bane është personi i katërt i shpallur në kërkim për vrasjen e 26 vjeçarit, i cili dyshohet se drejtonte makinën tip Mercedez, makinë që është fiksuar nga policia me anë të kamerave të sigurisë. Ndërkohë dje Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg” për Esli Levendi, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj.

Një nga të arrestuarit Elsi Levendi i cili u tha se ka treguar skemën e vrasjes në gjykatë ka pretenduar të kundërtën.  Ai ka thënë se deklarimet janë të manipuluara dhe janë marrë pa praninë e avokatit.

Dy të arrestuarit e tjetër kanë heshtur pa thënë asnjë fjalë.

Ndërkohë hetuesit janë të bindur për bashkëpunimin në krim në sajë të pamjeve filmike që janë regjistruara para dhe pas krimit.

Në pamje janë fiksuar dy automjete në rrugën “Zef Jubani” ku ndodhi krimi.

Një audi me të cilin ka lëvizur personi i shpallur në kërkim Klodian Bane dhe një mercedez benz me të cilin kanë lëvizur tre të rinjtë.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*