Vuçiq: “Kosova e pavarur, realitet”. Analistët serb i dalin kundër

Deklarata e presidentit të sapozgjedhur serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës ka nxitur reagimin e analistëve vendas.

Në një prononcim për Deutche Welle, Dushan Prokoviq nga Qendra për Alternativa Strategjike është shprehur se njohja e Kosovës nuk do të jetë zgjidhja e problemeve në Ballkan. Sipas tij, Kosova do të legjitimohet edhe pa njohjen e Serbisë dhe bën nje krahasim me situatën e krijuar ndërmjet  dy gjermanive.

“Ne do të zhvillojmë një gjoja dialog, i cili në fund do të rezultojë me njohjen e realitetit, që do të thotë se Kosova do të bëhet anëtare e OKB pa njohjen formale nga Serbia. Ky është modeli i dy Gjermanive, për të cilin flitet që nga viti 2008 dhe që nënkupton marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të kenë raporte si dikur Berlini Lindor dhe Boni.”

Analisti Dushan Janjiq e sheh vendimin  e Vuçiq si një ndarje të përgjegjësive.  “Ai po kërkon mbështetje në negociata, me qëllim që të marrë vendime për të ardhmen e Serbisë. Por dialogu nuk mund të shërbejë si manipulim për hedhjen e përgjegjësisë atyre që mbase e kanë mbajtur kokën si struci në rërë.”

Sipas DW analistët në Serbi mendojnë se Vuçiq po hedh mjegull në të gjithë procesin. Prorokoviq pohon se “nuk dihet as korniza institucionale e dialogut të paralajmëruar. Nuk dihet nëse do të zhvillohet në parlament apo në kuadër të ndonjë institucioni tjetër”.

Parë nga perspektiva e sotme, opozita nuk do të marrë pjesë në këtë dialog: “Mendoj se edhe partitë që në dy dekadat e fundit thonë se Kosova është e pavarur, do të tërhiqen nga ky dialog dhe do t’ia lenë përgjegjësinë Vuçiqit për këto vendime.”

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*