Vrasja e Jurgen Kurtit, ja çfarë i lidh të arrestuarit

 

Vrasja e bujshme në zonën e ish bllokut që tronditi Tiranën disa ditë më parë është duke u hetuar intensivisht.

Policia e shtetit ka arrestuar 3 persona, miq me njëri tjetrin të cilët dyshohet së janë autor të kësaj ngjarje.

Në polici ata nuk kanë pranuar akuzat dhe nuk kane dhënë detaje. Te rinjtë e kanë ndjekur për disa ditë Jurgen Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjes.

Dëshmitë e dëshmitarëve okularë, kamerat, si edhe informacionet policore kanë çuar në gjurmët e të arrestuarve. Policia e Tiranës nuk ka ende një motiv për këtë ngjarje, ndërsa të arrestuarit rezultojnë të papunë dhe dyshimet shtohen se ata mund të jenë të përfshirë në shpërndarje të lëndëve narkotike.

The post Vrasja e Jurgen Kurtit, ja çfarë i lidh të arrestuarit appeared first on Gazeta Ora.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*