Vrasja e gazetarit, Erdogan rrëfehet përpara mediave për ngjarjen

Vrasja e gazetarit Arabisë Saudite Jamal Khashoggi,  në ambasadën e këtij shteti të ndodhur në Stamboll, ka detyruar Presidentin e Turqisë Erdogan të ketë një dalje të drejtpërdrejt me mediat.

Me një qendrim kritik, Erdogan është shprehur se përgjegjësia për vrasjen e gazetarit qendron dhe mbi shtetin turk, pasi ngjarja është shënuar në Stamboll.

“Jam këtu për të rrëfyer gjithcka, dhe për të dhënë mbështetjen time për të zbuluar të vërtetën e kësaj situate”, është shprehur Presidenti i Turqisë.

“Kamerat e ambasadës kanë fshirë cdo gjë për prokurorët Gazetari nuk ka dal nga konsullata. Ka lënë vendin e tij për Stambollin, këtu dhe ku nuk u mësua më për të.Ditën e incidentit stafi dhe konsulentët dhe të gjitha autoritetet e Arabisë Saudite e kanë pohuar që gazetari mund të ketë ndërruar jetë.Prokurorët do të vazhdojnë investigimin për të zbuluar më shumë fakte rreth kësaj cështje.Jemi përgjegjës për ngjarjen”, ka përfunduar fjalën e tij Erdogan.

 

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*