VIDEO/ Pandeli Majko nuk mund të jetë më ministër, Mimi Kodheli e thotë publikisht

Parditen e sotme në Komisioni për Punët e Jashtme raportonte Ministri për Diasporën Pandeli Majko.

Majko e ka vënë theksin e diskursit të tij në rëndësinë e votës për emigrantët dhe nga ana tjetër ka nxitur komisionin të përshpejtojë procesin në mënyrë që shqiptarët jashtë vendit të kenë mundësinë e tyre të shprehjes së votës.

Gazetarët nuk kanë ngurruar të ndjekin nga pas Majkon për një mendim rreth votës abstenuese të këtij të fundit në ditën që votohej projektligji, por nuk e morën përgjigjen.

Kujtojmë këtu se Pandeli Majko ishte një ndër zërat kundër për prishjen e TK dhe së fundmi flitet për një ftohje të raporteve të tij me Kryeministrin Rama.

Në videon e filmuar sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme ka qenë Mimi Kodheli deputetja e Partisë Socialiste që ka dhënë një sinjal rreth kësaj indicie, ku sipas saj për “skaramci”, siç ajo vetë e thoshte, “Uroj që zoti Majko të jetë ministër vitin tjetër”.

http://https://youtu.be/wA-St_vDylg

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*