Vazhdon rrjepja e qytetarëve shqiptarë

Vendimi i qeverisë për taksimin e blerjeve online ka disa muaj që ka hyrë në fuqi. Por ky vendim nuk është pritur mirë nga konsumatorët shqiptarë, të cilët me anë të blerjeve online kishin mundësi të blinin produkte cilësore të cilat në tregun tonë janë përtej çdo imagjinate.

Nga një investigim i stafit të rehatfare.al , qytetarët ankohen për vlerën e ulët të taksimit që ka vendosur shteti, e cila nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro. Për dërgesat jashtë Shqipërisë, produkti që të mos taksohet nuk duhet qëtë kalojë vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro. Kujtojmë që më parë kjo shumë ka qenë 192 euro. Pra, një ulje drastike nga qeveria që ka penalizuar mjaft konsumatorët shqiptarë.

Përveç kësaj, qytetarët përballen me rradhë të gjata nëpër sportele, ku i gjithë qyteti i Tiranës ka vetëm një pikë se ku duhet të paraqiten për marrjen e produktit të tyre.

Qeveria shqiptare synon të rrisë të ardhurat e buxhetit të shtetit me anë të kësaj skeme, por a është kjo një mënyrë e drejtë ?  Kujtojmë që mjaft vende e aplikojnë vetëm në produkte me çmime të larta apo akoma më mirë, ka vende që nuk e aplikojnë aspak duke respektuar të drejtat e konsumatorit.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*