Trump përmbys vendimin e Pentagonit

Individët transgjinorë tashmë do ta kenë të ndaluar të shërbejnë në ushtrinë amerikane.

Pas një prononcimi që presidenti Trump ka bërë vetëm pak minuta më parë në Twitter u këshillua që Shtetet e Bashkuara të mos lejojnë njerëzit transgjinorë të shërbejnë në ushtri pasi ushtria duhet të fokusohet në fitore vendimtare dhe dërrmuese dhe jo të rëndohet me shpenzime mjekësore dhe ndërprerjet që mund të kete transgjinori në ushtri.

Ky vendim duket se u kundërshtua nga Joshua Block, avokati i Bashkimit Amerikan i Lirive Civile (ACLU) i cili në reagimin e tij ka kërkuar që ta kontaktojnë për ndihmë personat e prekur, anëtarët e shërbimit trans ose reservist, nga ky ndalim i z.Trump.

Në këtë mënyrë ky vendim po hedh poshtë një nga premtimet e bëra nga vetë presidenti Trump ne korrik të 2016 ku është shprehur se do të bënte gjithcka në fuqinë e tij për të mbrojtur qytetarët e LGBTQ.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*