‘Teatri’, Kristo: Ka plasur urrejtja, grabitqarët këtë duan, por mos harroni ky ishte njeriu që ngriti në këmbë shqiptarët

Pedagogu dhe moderatori Erion Kristo me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me gjuhën e urrjetjes që shumë qytetar kanë ndërmjet njëri tjetrit apo me artistët në lidhje me cështjen e teatrit.

Në postimin e tij Kristo shprehet se nuk është kjo ajo që duhet të bëjmë, pasi grabitqarët këtë duan, të ketë përplasje dhe urrejtje.

Duke i’u referuar rastit të aktorit Bujar Asqeriu, profesor Kristo shprehet se ai ishte pikërisht personi që ngriti në këmbë shqiptarët për cështjen e teatrit me fjalët e tij, ndaj nuk duhet të hedhim poshtë njerëzit.

Postimi i plotë:

Shoh qe ka plasur nje urrejtje e madhe per aktoret apo figura te tjera. Duhet ta keni te qarte se ata qe sflene, vetem aty u rri mendja. Duan te na bejne ti ndersehemi njeri-tjetrit dhe te harrojme se kush eshte armiku.
Levdoj cdo qendrestar dhe mirekuptoj kedo tjeter. Trysni e madhe ushtrohet mbi njerezit. Bota e krimit do ta nenshtroje boten e artit. Dhe kur ne fillojme me cicmice me njeri-tjetrin, aq duan grabitqaret. Devijimin. Keqinformimin. Sherrnajen. Poshterimin.
Mos e harroni aparatin gjigantesk propagandistik, mediat e blera dhe ciniket qe na rrethojne.
Sa shpejt harruat. A nuk ishte ky njeri ai qe ngriti gjithe shqiptaret ne kembe me fjalet e tij te shpirtit.
Mos i hidhni poshte njerezit. Ngrihuni vete ne kembe nese keni mendere. Mos prisni nga te tjeret. Mos fyeni. Mos beni lojen e te tjereve. Mos u beni te vegjel. Mos bini ne kurthin e grabitqareve. Shikoni larg.
Beni si mua. Tregohuni zemergjere. Tregoni dashuri per artistin. Per artistet. Per njerezit e artit. Per Teatrin. Per fitoren.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*