Takimi i Bashës me pronarët e mediave apo gazetarët? Elio Laze: Nëse opozita ecën me këto ritme nuk do të më ketë në krah!

Pas takimit të ditës së sotme të Lulzim Bashës me disa gazetarë e pronar mediash, kanë ardhur dhe disa reagime nga qytetar të ndryshëm.

I tillë është dhe ai i gazetarit Elio Laze i cili kritikon këtë format takimi, duke e cilësuar si një takim ku kishte më shumë pronar mediash se sa gazetar.

REAGIMI I PLOTË:

Tryeza e gazetareve apo e pronareve?

Neqoftese plani i Bashes per te qeverisur eshte pak a shume si forma qe u organizua tryeza me gazetaret sot, nuk shoh asnje drite ne fund te ketij tuneli ku eshte zhytur Shqiperia, liria dhe gazetaria.
Nje tryeze me gazetare ku pak ishin gazetare dhe shume pronare.
Nje tryeze ku nuk ishin ata qe jane perballur pa kompromis me pushtetin e Rames.
Nje tryeze me ata qe ishin aty, iken andej dhe tani po shkojne prap aty.
Me vjen keq. Beteja ime dhe e dhjetra te tjereve nuk ishte kunder Rames personalisht. Ishte me Ramen si kryeminister dhe me formen qe ai qeverisi.
Nese opozita ecen ne keto ritme dhe forme sjelljeje, me vjen keq.
NUK DO TE ME KENE NE KRAH!

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*