Skënderbeu dhe Shkëndija, gati për ndeshjet e Europa League

Sot, ora 18:00 ekipi i Skënderbeut luan ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Europa League. Korçarët luajnë në Çeki përballë Mlada Boleslav në stadiumin “Metsky. Optimizmi tek Skënderbeu është mjaft i madh pasi në raundin e dytë arritën të eleminonin një ekip me buxhet shumë herë më të madh, Kairatin.

Trajneri i skuadrës, Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë të parë me çekët Vujovic dhe Lilajn.
Në konferëncën për shtyp, trajneri Daja tha me bindje se ekipi që ai drejton do të hyjë në fushën e lojës me besimin se do të marrë një rezultat pozitiv edhe pse e di shumë mirë që do të jetë e vështirë.

Ndeshja Mlada Boleslav – Skënderbeu do të transmetohet LIVE në TVSH.

Po ditën e sotme, në orën 18:30 , ekipi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës luan kundër FK Trakai në Lituani. Edhe Shkëndija vjen pas dy raundeve mjaft të mira duhe synon arritjen në grupet e Europa League për herë të parë në histori.

Formacioni i KF Skënderbeu

Formacioni KF Shkëndija Tetovë

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*