Rruga Tiranë-Elbasan sërish me probleme, a do të hapet më 17 maj?

Rruga Tiranë-Elbasan e cila ka nisur të ndërtohet që prej një dekade duket se nuk do të përfunojë asnjëherë. Pavarësisht se ministrja Belinda Balluku premtoi se të gjitha punimet po mbyllen deri në 17 maj kanë mjaftuar pak reshje shiu dhe në këtë aks janë regjistruar përsëri rrëshkitje të dherave. Kjo e bën të pasigurt afatin e dhënë nga Ministrja e Infrastrukturës për përfundimin e punimeve. 

“Mbrëmë në darkë kemi bërë provat e para, ndërkohë që sot është e hapur për kalimin e të gjithë automjeteve. Pas 8 vitesh është hera e parë që njerëzit ikin pa trafik në Elbasan për Ditën e Verës.Tashmë janë përfunduar 95.3% e të gjitha punimeve. Pjesa e mbetur siç folëm dhe me kompaninë, do të dorëzohet sipas afatit të vendosur, më 17 maj”. 

Por duket se kjo deklaratë e ministres Belinda Balluku është
vetëm një premtimi i radhës.

Kanë mjaftuar pak reshje shiu dhe përgjatë rrugës
Tiranë-Elbasan janë rikthyer rrëshkitjet e dherave.

Nga planet shihet se në Ibë, ku pak kohë më parë pati
rrëshqitje dherash, zona mbetet e paqëndrueshme pavarësisht studimeve dhe
masave të marra.

Rruga Tiranë-Elbasan ka nisur të ndërtohet rreth 8 vite më
parë dhe për të është shpenzuar dy-fishi i fondeve të vënë në dispozicion.

Punimet për këtë rrugë nisën në vitin 2011 dhe u tenderua me
300 milionë dollarë por që aktualisht ka arritur në 425 milionë dollarë dhe
akoma nuk ka përfunduar.

Rruga Tiranë-Elbasan është një projektet nga më të
rëndësishmet infrastrukturore në Shqipëri por ajo është transformuar në një
barrë të rëndë për buxhetin e shtetit.

The post Rruga Tiranë-Elbasan sërish me probleme, a do të hapet më 17 maj? appeared first on Gazeta Ora.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*