Rodolf Xhillari: Opozita tjetërsoi qendrimin e studentëve, shumica e kuptuan që dialogimi është zgjidhja

Studentët e kuptuan që qendrimi në shesh nuk zgjidh gjë, ndaj mënyra më e mirë për veprim është dialogimi, por siç duket ka ende të rinj që për interesa politike qendrojnë në rrugët e Tiranës.

Me anë të një reagimi në Facebook, Rodolf Xhillari, koordinatori elektoral në Njësinë 7 për PS, njëherësh dhe sekretar për emigracionin Qarku Tiranë, e ka cilësuar protestën e studentëve si një kauzë që u tjetërsua nga opozita.

POSTIMI I PLOTË:
Protesta e studentëve u tjetërsua, humbi dinjitetin, humbi kauzën e qëllimin, u shndërrua në interesa partish politike, e kjo faktohet nga qëndrimi e prezenca që po mbajnë anëtarët e LRI dhe FRPD.
Studentëve ju duhet dhënë një mundësi, e kjo nuk bëhet në shesh e me megafon, por të ulur në dialog, për të bashkëbiseduar, për të zgjidhur çfarë dilemash kanë, e për të mos u sorollatur rrugëve.
Ne jemi të vetëdijshëm që universitetet nuk kanë vetëm këto probleme, por akoma më tepër.
Zgjidhja e 8 pikave nuk është gjithçka, ndaj me anë të dialogimit studentët mund të zgjidhin shumë më shumë probleme, jo vetëm në favor të tyre, por edhe të brezave pasardhës.
Ndaj duhet dakordësuar jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.
Të rinjtë duhet të vendosin për fatin e tyre, e jo të partive opozitare që tani më po i “suportojnë” vetëm për të qëndruar në shesh.
Studentët e vërtetë e kuptuan që zgjidhja është në takim e dialogim me Kryeministrin, e jo aty ku LSI e PD ka interesat, aty ku për zgjidhjen e disa problemeve në universitete kërkohet rotacioni i qeverisë, pasi kështu i intereson PD-së dhe LSI- së.
Është momenti dhe koha që kauza e të rinjve, pikërisht atyre studentëve që arsimohen me mund e sakrificë të prekin ndryshimin pozitiv në arsimin e lartë, ndaj distancohuni nga interesat e partive opozitare të cilat në mënyrë tinzare po e kthejnë çështjen e arsimit të lartë në qëndrim interesash pushteti duke e tjetërsuar kauzën studentore.
Për fatin tuaj vendosni ju!

The post Rodolf Xhillari: Opozita tjetërsoi qendrimin e studentëve, shumica e kuptuan që dialogimi është zgjidhja appeared first on Gazeta Ora.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*