Reagon Bashkia e Sarandës , “Ngjarja në Ksamil nuk ështe përgjegjësia jonë”

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme ka nxitur reagimin e Deputetit të partisë socialiste  Alket hyseni. Në një postim në “Facebook ”Hyseni i ka bërë thirrje Bashkisë së Sarandës dhe  Ndërmarjes së Ujessellës Kanalizimeve  Sarandë   që ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem.

Deputeti I PS akuzon instancat përgjegjese për  keq përdorim të fondeve publike:

“Bashkisë Sarandë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që të stabilizojnë menjëherë situatën alarmante, kërkoj me forcë nga organet ligjzbatuese, që të fillojnë menjëherë proçedimin penal, gjetjen e autorëve përgjegjës dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore, penale dhe civile, të shkaktarëve të kësaj gjendjeje, të cilët me cilësinë e dobët të punimeve, projektin e devijuar apo keqpërdorimin e fondeve, rezultojnë të përfshirë në këtë aferë ulëritëse, me pasoja të rënda për shumë biznese të zonës, për qytetarët, si dhe për dëmtimin e imazhit turistik të Kasmilit dhe gjithë Shqipërisë”.

Deri më tani nuk ka patur një reagim zyrtar nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Nderkohë që  Bashkia e Sarandës nëpërmjet një  postimi në “Facebook” ka hequr  përgjegjësine nga vetja  dhe ka kërkuar falje  ndaj pushuesve dhe banorëve të zonës.

 

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*