Pse duhet ta nisim vrapimin ?

Një studim nga Harvard School of Public Health ju inkurajon që nëse deri më tani keni menduar dhe ende nuk po mund të vendosni të vraponi, ja ku i keni 7 arsye pse vrapimi është shumë i mirë për ty.

  1. Humbja e peshës– vrapimi është një nga sportet më të mira për të humbur peshë e përveç tjerash nëse je në luftë me veten duke u munduar të ndalosh dëshirën për të ngrënë gjithçka që sheh atëherë lajmi i mirë është se vrapimi gjithashtu ulë apetitin.
  2. Mund të ngadalësojë procesin e plakjes– procesi natyral i humbjes së muskujve dhe eshtrave me plakje mund të ngadalësohet në trupin e vrapuesve që vrapojnë shpeshherë. Muskujt dhe eshtrat bëhen më të shëndetshme dhe më të forta për shkak të kërkesave që ju bëhen atyre nga vrapimi.
  3. Seks më të mirë – shkencëtarët nga Harvard School of Public Health kanë treguar se meshkujt të cilit ishin fizikisht aktivë (si vrapuesit) kishin 30% më pak gjasa të kishin apo zhvilloni probleme në shtrat dhe se ngritja e qarkullimit të gjakut përreth trupit i shkaktuar nga ushtrimet e rregullta do të thotë se si meshkujt ashtu edhe femrat kishin përvojë më të mirë në shtrat. Mirë po na tingëllon!
  4. Mushkëri të shëndetshme– duke bërë frymëmarrje të thella gjatë vrapimit ju i detyroni mushkëritë tua që të përdorin më shumë nga potenciali i tyre, rreth 50% e indeve të mushkërive normalisht nuk përdoret nga ju! Nëse jeni duhanpirës atëherë njëra nga dobitë e vrapimit është rikuperimi i potencialit të mushkërive tua.
  5. Rrit fuqinë e trurit– vrapuesit e rregullt konsiderueshëm kanë përmirësuar aftësitë mendore të tyre gjersa plakeshin krahasuar me ata që bënin jetë duke ndenjur. Gjithashtu vetëm 25 minuta ushtrime arobike kanë treguar se përmirësojnë kreativitetin tuaj.
  6. Përmirëson gjendjen shpirtërore– nuk ka dyshim në këtë dhe se njëra nga dobitë kryesore të vrapimit është ndjenja e mirë që ju arrini të keni duke u larguar nga të gjitha streset dhe shtrëngatat e jetës së përditshme.
  7. Sistem kardiovaskular më të fortë– zemra dhe mushkëritë tuaja do të forcohen dhe do të jenë më efektive kur t’iu jepet rasti që të tregojnë çka mund të bëjnë.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*