Prisnit nga Saimir Tahiri të thoshte emra se kush duhet arrestohet? S’ka logjikë, nuk është Prokuror

 

Nuk ishte kjo që prisnim nga Saimir Tahiri, u shprehën shumë persona pas deklaratës së tij për mediat.
Sigurisht që shumë prej qytetarëve prisnin që deklarata e tij të bënte një bujë të madhe, një bujë e cila të trondiste nga themelet shtetin, pasi mendonin se do të tregonte e thoshte ndonjë emër a ndonjë ngjarje e cila do implikonte persona të tjerë të lidhur me pushtetin, apo ata persona të cilët duhet të përballen me drejtësinë.
Por e patët gabim, ai foli qartë dhe tha shumë gjëra që realisht trondisin opinionin publik, pasi në 1 vit cfarë nuk u tha për të, aq shumë u morën me familjen e tij saqë nuk janë marr me familjen e askujt në këtë vend. E për cfarë?
Pikërisht ky është lajm që trondit opinionin dhe qytetarët, pasi Saimir Tahiri vuri në dukje që sot e ndër vite kemi pasur persona të cilët financojnë mediat, paguajnë analist apo gazetar vetëm e vetëm për të dezinformuar qytetarët, apo për të kthyer situata të ndryshme në favor të një grupi të caktuar personash.
Vendimi i Prokurorisë së Antimafias Italiane ishte një tjetër goditje për politikën në vend, për mediat, për qytetarët. Ishte një godije pasi nga llafet e dikujt u ngrit një popull në këmbë, u ngritën politikanët e mediat, por pa ditur ku po shkojnë e cfarë po bëjnë.
Një pjesë e madhe e shoqërisë sonë priste një emër, por emrin e kujt?
Cfarë emri pritej nga Saimir Tahiri? Nëse ky person ka emra apo ngjarje për të cilat duhet të flasi, atëherë duhet t’i drejtohet Prokurorisë e jo medias.
Në fund të fundit ai s’mund të thotë se kush duhet të arrestohet pasi nuk është Prokuror.

The post Prisnit nga Saimir Tahiri të thoshte emra se kush duhet arrestohet? S’ka logjikë, nuk është Prokuror appeared first on Gazeta Ora.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*