Për Policinë Bashkiake edhe gazetarët trajtohen si ambulant!

Shpesh herë jemi mësuar t’i shohim në një mënyrë tepër agresive duke u munduar të bëjnë atë detyrë që kanë, por përtej jashtë shumë kufijve. Bëhet fjalë për punonjësit e Policisë Bashkiake, njerëz të thjeshtë pa integritet , të vendosur për të përmbushur urdhrat e eprorëve të tyre, por të pa bazuar në ligje. Pikërisht këtë bëjnë çdo ditë, kudo ndodhen  e në çfarëdo lloj situate.

Nuk është e habitshme teksa i sheh duke u zënë me qytetarët. Prej vitesh kjo gjë është bërë rutinë. Fizikisht nuk janë të njëjtit. Para 2 viteve kanë qënë efektivë të tjerë, e tani me një grupim ri, por qëllimisht mbeten po ata. Janë mësuar të kenë përkrahje e kjo si pasojë e militantizmit që ka pushtuar këtë institucion, ashtu siç ndodh dhe me shumë të tjerë.

Është për të ardhur keq teksa  keqtrajtojnë psikologjikisht, por edhe fizikisht shitës ambulant në rrugët e Tiranës. Një rast i tillë është konstatuar mëngjësin e ditës së sotme nga redaksia jonë në zonën e ish-parkut të autobusave. Dy punonjës të Policisë Bashkiake rreth orës 08:15 kanë qënë duke debatuar me një person i cili kishte dal për të shitur disa produkte bujqësore, një formë tregtie kjo që e përdorin me qindra familje në periferi të Tiranës për të siguruar sado pak të ardhura.
Siç shihet dhe në foton dy punojësit e policisë bashkiake  janë ndjerë tepër në “siklet” kur kanë vënë re që po filmohen dhe i janë kundërvënë gazetarit. Një fenomen ky që ndodh shpesh herë nga këta persona, fakt që i bën të bien ndesh me njohjen e ligjit  në mënyrë që të mbrojnë dhe veten. Në një kohë që ata po bëjnë detyrën ashut siç u është kërkuar dhe siç thonë , këta punojës nuk kanë përse fshihen e tremben.

Shumë kush prej nesh do të donte që këta qytetarë të lihen të qetë, të punojnë e të fitojnë me dinjitet, përpos çdo ane estetike që kërkon kryetari i Bashkisë.
Ne sot, ashtu si çdo qytetar tjetër, ndihemi tepër të indinjuar për vetë faktin se askush nuk ka të drejtë të na përbuzë apo të na bëjë presion. Presioni i efektivit të Policisë Bashkiake ra poshtë që në momentin e prezantimit të gazetarit tonë, atëherë çfarë fituan ata dhe përse duhet të tremben nga e vërteta?

Detyra dhe roli i gazetarit nuk mund të përdoret  apo trajtohet si një shitës ambulant, por dhe shitësit ambulant nuk mund të trajtohen sipas interesave të drejtuesve të Bashkisë Tiranë. Për këtë gjë ka disa kushte dhe norma që ky institucion duhet t’i vendosë në zbatim .

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*