Paskali e LSI jep dorëheqjen si nënkryetare e Bashkisë Tiranë

Brunilda Paskali jep dorëheqjen nga funksioni i nënkryetares së Bashkisë Tiranë. Vendimin e saj Paskali e ka arsyetuar duke thënë:

“Misioni në opozitë i LSI më obligon aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, përkushtimi dhe detyrimi përkrah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI-s përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm. Gjatë këtyre dy viteve si nënkryetare e Bashkisë, jam përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës Brenda kufijve të mandatit tim dhe këtë do të vazhdoj të bëj edhe në detyra të tjera në të ardhmen”.

Dorëheqja e Paskalit dëshmon se LSI do të jetë tashmë në opozitë edhe në Bashki, pasi deri përpara zgjedhjeve lokale, LSI ishte aleat i kryetarit të Bashkisë në nismat e ndërmarra për qytetin duke bashkuar votat në Këshillin Bashkiak.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*