Opozita/Çështja e ujit të pijshëm , Petrit Vasili me tone të larta!

Vetëm pak minuta më parë ish kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social facebook në lidhje me një nga problematikat shumë të përfolura ditët e fundit atë të tarifimit të ujit për qytetarët e Tiranës. Një problematik kjo që ka indinjuar qytetarët dhe një pjesë të klasës politike në vend.
z.Vasili i drejtohet Bashkisë Tiranë që të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët projekti i bashkisë në lidhje me ujin e pijshëm, gjithashtu ai  thekson dhe njëherë që qëndrimi e LSI-së e cila  është dhe do të jetë në krahë të shtresave në nevojë.

Komenti i z.Vasili :

Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës.

Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një ç’do të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të.

Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve.

Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*