Nora Malaj: Ditë e zezë për Shqipërinë!

Sot përfundimisht KM është cmendur! Kjo jo de jure, po de facto! I ka hyrë frika në bark dhe nuk di si të shpëtojë dot! Herë godet me shpifja , sipas parimit gënje , gënje se dicka po mbetet. Dhe kjo është bere motoja e tij. Here sjelle një projektligje , per te goditur gjoja shpifje, kur shpifaraku me i madh është ai vet , pasi do që pushteti i katërt , media , të mos ekzistojë , se ka frikë nga emisionet Investigative , të cilat guxojnë me kurajo qytetare për të thene te verteta të trisha dhe të dhimbshme , apo portalet që guxojnë të nxjerrin informacionet , që cdo kend do ta vinin para ligjit, duke treguar qe shteti i se drejtes tashme ka rene. Pasi ka gelltitur lugen e “çorbës së prishur” , tani ka kapur fortë tepsinë dhe si nje grykës i pangopur , bertetë se ka frikë se edhe tepsia po iken. Akti i fundit , eshte policia përballe studentëve , për t’i nxjerre nga shtepia e tyre. Kjo është “e troppo” . Është e tepert dhe e kalon masën e cdo sjellje njerëzore . Dhuna në fakultete e Juridikut dhe Ekonomikut është jo njerëzore dhe e papranueshme! Sot përfundimisht , ty shoku të ka hyre frika në poture… Kam menduar se duhen vite per ta ndertuat besimin dhe pak fare sekonda per ta thyer ate. Sot ti kete bere me protesten e studentëve! Zoti te ndjeftë!! Ti nuk e meriton të jesh KM e shqiptarëve! Përfundimisht ti je sëmurë! Ps si i lexuar qe je të këshilloj të lexosh “ Kolltugofagët “ e Nolit për të kuptuar se ku të çon marrëzia e pushtetit Narcizian.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*