Një kërkesë miqësore për mbretëreshën e skenës shqiptare

Nga MARJON GORICA

Mbretëresha e skenës shqiptare, kështu e kam quajtur e do ta quaj gjithmonë njeriun që ngre lartë nivelin artistik të muzikës në Shqipëri, njeriun që i jep kuptim çdo skene ku performon, një zonjë plot vlera të cilën e shoh çdo fundjavë kudo nëpër postimet e miqëve, kolegëve apo kujtdo tjetër në rrjetet sociale, duke përçuar gjithnjë energji e dashuri.
Një dashuri për publikun që shumë pak artist dinë ta bëjnë.

Si gazetar kam shkruar shpesh për vajzën vlonjate, Aurela Gaçen, me këngët e së cilës jam rritur që i vogël e vazhdojnë të më shoqërojnë dhe sot.
E nëse e dua muzikën, puna e kësaj artisteje të madhe është një prej arsyeve.
Këto fjalë nuk i them për Aurelën si një mik, pasi nuk e njoh personalisht, por flas si një i ri, si një fans i saj, si një qytetar apo dhe si një gazetar.
Këto fjalë ndaj saj nuk janë vetëm të miat, por të gjithë publikut shqiptar kudo nëpër botë, që me duartrokitjet të cilat i jep, e kuptojmë se çfarë vlerash ka kjo zonjë, artiste e madhe e skenës sonë.
Zgjodha këtë formë për një kërkesë publike ndaj jush e nderuar, për të dhuruar dhe njëherë një tjetër vepër për publikun, ashtu siç dini vetëm ju.
Ndryshe nga veprat e tjera me të cilat jemi mësuar t’ju shohim, kësaj here do të doja të vinit pranë publikut shqiptar me një dedikim në kujtim të një mikut tonë të mirë, një artisti që ngjallte vetëm emocione e këngët e së cilit përherë do të mbeten hite.
Mbase mund të jetë diçka e vështirë por jo e pamundur, sigurisht.
Disa vargje të hedhura në letër e të kënduara prej jush me dashurinë,zërinë e performacën që vetëm ti di të bësh, dedikuar mikut tonë të ndjerë Florian Kondit

Një vlerësim ky për të gjithë ne,
por më tepër se aq një mirënjohje për artin e jashtëzakonshëm qe doktor Flori la pas, duke kaluar përtej kapaciteteve të hapësirës dhe kohës në të cilën jetoi.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*