Në tre vite dy prokurorë të shkarkuar

Në një investigim të bërë nga BIRN në bashkëpunim me Zërin e Amerikës rrezulton që  gjatë tre viteve të fundit janë shkarkuar dy prokurorë dhe 14 të tjerë kanë marrë  masa disiplinore të lehta.  Inspektimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë  kanë evidentuar shkelje në menyrën se si  prokurorët e zbatojnë kodin e Procedures Penale, kryesisht në pushimin e hetimeve ose mosfillimin e procedimeve penale.  Ndërkohë që në raportet vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm rezulton  se vendimarrja e prokurorëve më të ulët është ndryshuar në dhjetra raste. Pavarsisht këtyre fakteve  ndëshkimi në radhët e prokurorëve ka qenë i pakët.

Në përgjigje të kërkesës së BIRN  Prokuroria e Përgjithshme tha se kishte marre 16 masa disiplinore, mes të cilave edhe dy raste  shkarkimesh.

“Në kohën kur janë marrë masat disiplinore, legjislacioni në fuqi parashikonte se masat disiplinore fshihen nga dosja kur kanë kaluar afatet e parashikuara në ligj. Rezulton se për të gjitha masat disiplinore 2014-2016 kanë kaluar afatet e parashikuara në ligj,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*