Ndotja e ajrit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Ja si mund ta monitorojnë në çdo moment qyetarët

Nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime, qytetarët e Tiranës do të
kenë mundësi të monitorojnë në kohë reale cilësin e ajrit në kryeqytet.

Me anë të disa matësve inteligjent do të bëhet e mundur një
analizë e tillë, e sigurisht ku është një hap i rëndësishëm për realizimin e
Tirana Smart City.

Cilësia e ajrit në Tiranë do të mund të monitorohet nga vetë
qytetarët. Tre vite pas krijimit të aplikacionit Tirana ime Kryebashkiaku Erion
Veliaj u shpreh se falë këtyre matësve të rinj inteligjentë, që janë vendosur
në qytet, do të mund të merren të dhëna të sakta për cilësinë e ajrit, që më
pas shfaqen në aplikacionin “Tirana Ime”.

“Një nga gjërat që dua të vlerësoj jashtë mase është se kemi
marrë teknologjinë më të fundit, që nuk ka tjetër në rajon. Sot planifikojmë
lançimin e aplikacionit që mat ndotjen e ajrit në Tiranë në kohë reale, në
mënyrë që çdo qytetar, ashtu siç ka akses te kamerat e qytetit, raportimet,
trafiku, të ketë akses edhe në këtë informacion. Vendimmarrja për të gjithë ne
bëhet më e lehtë nëse të vërtetën e dimë të gjithë”, tha ai.

Matësat e parë që po testohen, janë vendosur në zonën
e Kasharit, te “21 dhjetori”, te Rr. e “Elbasanit” dhe te Sheshi “Skënderbej”.
Sensorëve inteligjentë do të përçojnë të dhëna në kohë reale, nëpërmjet
rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin “Tirana Ime”.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj pasqyroi rezultatet e
shënuara nga aplikacioni “Tirana ime” në këto 3 vite, duke renditur mbi 90,000
shkarkime, 3 milionë vizita në app, 23,000 raportime nga qytetarët.

The post Ndotja e ajrit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Ja si mund ta monitorojnë në çdo moment qyetarët appeared first on Gazeta Ora.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*