“Na ishte njehere Gjergj Leka”

“Na ishte njehere Gjergj Leka”

Nga Luan Laze

Cdo te shtune ne mbremje ulem para ekranit per te ndjekur kantautorin Gjergj Leka ne News24. Aty shoh shume dashuri per muziken e vertet dhe mirenjohje per krijuesit e saj. Vlere kjo, qe ashtu sic thote Gjergji ne titullin e emisionit edhe mirenjohja po behet: “Na ishte njehere…!”
Dashurine per muziken e vertete e kam hobi, qe per fat, ende nuk me eshte zbehur asnjehere. Eshte gjeja me e bukur, si dhe dashuria me frymezuese qe i kane mbetur per fat ende gjalle njerzimit. Dhe per nje muzike te tille te bukur, dhe nje informacion rreth saj e merr te sakte, te paster, me elegance, me emocion, dhe pa asnje shtirje apo poze, nga Gjergj Leka.
Gjergji nderkaq eshte mirenjohes, shume mirenjohes, ndaj vlerave te verteta muzikore qe ka krijuar shoqeria njerezore dhe Shqiperia. Njeh deri ne detaje dhe na e percjell bukur jeten muzikore dhe personale te kompozitoreve dhe kengetareve .
Eshte i vetmi program ne kete pavion cmendurie me emrin Shqiperi, ku Gjergj Leka na dhuron 2 ore plotesisht te lumtura. Ai me fut ne nje adrenalin te papare qe vetem muzika e bukur ta dhuron.
Nderkaq Gjergj Leka na rikujton ceshte mirenjohja e vlerave. Ai risjell krahas muzikes se bukur ne kete emision, dhe nje nga notat me te munguara te races njerezore MIRENJOHJEN. Vini re se me cfare dashurie dhe pasioni, apo respekti flet ai per krijuesit e muzikes shqipetare dhe boterore. Eshte vete krijues i nje muzike shume te bukur, eshte nje kengetare me vokal interesant, nje instrumentist i shkelqyer, dhe perseri, pa asnje xhelozi flet me pasion per krijuesit e te njejtes fushe m. E rralle kjo sidomos per racen tone politike-tallaviane m. Si Gjergji nuk ka ne ekranet shqiptare. Ai na futet ne shtepi nepermjet gjese me te bukur qe ka krijuar raca njerezore, MUZIKEN. Sepse per fat muzika eshte nje gjuhe universale dhe nuk do perkthyes. Gjergji u rizgjon njerezve dashurine e madhe per muziken e vertet. Perzjedhja qe ai sjell ne ekran nga fondi i huaj apo ai shqiptar, jane vertet fantastike. Gjergji na flet per muziken e bukur, por tek kjo e bukur ai zgjedh ate me brilanten. Shkrimtari madh francez Viktor Hygo thoshte: “TE DASHUROSH DO TE TE THOTE ME SHUME SE SA TE JETOSH”.
Te degjosh muzike ate te cilen flet me nostalgji Gjergj Leka do te thote se te jetosh dyfish i lumtur. Sidomos per ata njerez qe kane provuar, dhe provojne, se ceshte dashuria e vertete. Programi i Gjergj Lekes esht frymezues, emocionues, relaksues, romantik, dhe nostalgjik. Muzika e bukur nuk ka te shkua. Ajo na perndjek ne cdo cast qe ne e kerkojme. Ajo na ben me te bukur, me te mire, dhe shume njerezor.
Shkenca ka vertetuar se dhe lopet japin me shume qumesht nga gjinjte e tyre, kur jane nen efektin e muzikes. Imagjinoni se cfare efekti ka pasur dhe ka kjo muzike e vertet, tek njerezit me pak, apo me shume kulture. Nen efektin e tingujve te bukur njerezit kane bere mrekullira. Ashtu sikurse nen efektin e tallavase kane bere cmendurira. Si koha e sotme.
Uroj qe Gjergji ta vazhdoje sa me gjate emisionin, qe dhe ne te kemi si bashke udhetar kete program qe del pertej kornizes te nje ekrani dhe na frymezon ne cdo ore te dites. Cehovi thoshte: “Ate gjendje shpirterore qe zberthen muzika nuk e ben dot as nje fjale, sado e fuqishme te jete”.
Duke uruar drejtuesin e talentuar te ketij programi, kantautorin Gjergj Leka e falenderojme familjarisht per ate magji qe na sjelle cdo te shtune ne mbremje. E shtuna per mua ka qene gjithnje dita me e bukur, por mbremja muzikore me Gjergj Leken na e ka bere akoma me te bukur.
Keshtu si jemi katandisur ne si popull kam frike dhe dyshime te forta se pas shume e shume vitesh, veshtire te dale nje Gjergj Leka tjeter qe te na percjelle kaq bukur, kaq embel, kaq me finese dhe me kaq mirenjohje vlerat muzikore qe ka krijuar njerezimi.
Por deri atehere jam i detyruar te perifrazoj titullin e emisionit te tij dhe kete shkrim ta quaj “Na ishte njehere Gjergj Leka”.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*