“Kujdesuni për fëmijët e mi”, gruaja nga Molishti telefonon policinë më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Molisht të Beratit ditën e sotme, ku një 41 vjecare është vetëvrar me litar.

Përpara se të merrte vendimin tragjik e ndjera Merita Filaj, ka telefonuar policinë duke kërkuar ndihmë për fëmijët e saj.

Patrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, u nis drejt banesës së Merita Filaj por e kanë gjetur të vetëvarur në kasolle.

Dyshohet se shkak u bë kushtet e vështira ekonomike.

Merita jetonte e vetme me 2 vajzat në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera.

Ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*