Ksamil, shpërthejnë ujrat e zeza

Plazhi i Ksamilit është ndotur pasditen e sotme duke qenë se kanë shpërthyer tubacionet e ujrave të zeza.

Në një kohë shumë të shkurtër ujrat e zeza kanë përfunduar në det duke ndotur gjithë hapësirën e plazhit dhe për rrjedhojë dhe pushuesit janë larguar të shqetësuar nga kjo situatë.

Siç duket keqmenaxhimi në plazhin “Gjiri Boda” ka bërë që sot rrugët e qytetit dhe jo vetëm, të jenë në një situatë alarmante duke krijuar shqetësim tek banorët dhe një impakt aspak të mirë tek pushuesit.

Fotot tregojnë qartë kaosin e krijuar dhe se si qytetarët denoncojnë këtë mënyrë të menaxhuari.

Akoma nuk janë bërë të dituara shkaqet pse ka ndodhur diçka e tillë si dhe nuk ka ende asnjë prononcim të autoriteteve përkatëse.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*