Kryemadhi nuk e ka vetëm me Ramën, sulmon Hahn: Asnjë deklaratë anglisht se zhbën trafikun e drogës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së Komisionerit Hahn me kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi, teksa sulmon kryeministrin, shkruan se ‘fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!’

“As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel”, deklaroi Kryemadhi

Kryemadhi sulmoi edhe komisinerin Hahn duke thënë se asnjë deklaratë në anglisht nuk e zhbën trafikun e drogës.

“Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajke e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformen në drejtësi.” – tha ajo.

Kryemadhi deklaroi edhe qëndrimin e LSI kundër thirrjes së Hahn, për votimin e ligjit për magjistratët

“P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e tyre e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë”, tha Kryemadhi.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*