Koha për një Kryeministri grua!

Nga Xhoi Jakaj

Gratë japin shumë nga vetja nëse janë të lira nga presioni që ju bëjnë burrat e pushtetshëm,një numër i madh prej grave dhe vajzave Politikane,të folurën në publik e kanë të diktuar nga kryetarët e partive respektive, e nëse guxojnë të ndërtojnë një identitet individual dhe të mbajnë fjalim duke u mbështetur tek dijet e marra nder vite dhe inteligjenca e tyre, me forma tê sofistikuara Kryetarët i largojnë nga radhët e partise dhe militantët partiak i sulmojnë shpesh edhe në rrjetet sociale dhe portale, formë e persosur e luftës populiste partiake…
Një vend si Shqipëria, ndoshta edhe për disa vite të tjera nuk do të donte të diskutohet nëse një grua do të ishte zgjedhja më e mirë për të drejtuar një Institucion si Kryeministria, pasi aty ka pasur vazhdimisht burra pedante dhe të pushtetshëm pafundësisht….
Me keqardhje e them që në këto 29 vite demokraci nuk kemi një bilanc realisht pozitiv përsa i përket barazisë gjinore, ka gra në politike , por në të shumtën e rasteve dalin dhe lexojnë pa i ndarë sytë nga fleta që u është dorëzuar nga Kryetari me urdhër,dhe realisht lexohet rrjedhshëm me pikë e presje fiks si qëmoti me direktivat e partise shtet sa të lë një shije shumë të hidhur zonja deputete ose ministre që mban fjalime të tilla e shëndërrohet në zëdhenëse partie, nderkohë që një ministre duhet të ketë autoritetin e duhur dhe jo të lexojë dokrra e dogma partie…

Është e vërtetë që sot kabineti ynë qeveritar ka numrin më të madh të zonjave që drejtojnë ministri të ndryshme, sikurse është e vërtetë edhe se përfaqësimi i tyre në parlament është rritur ndjeshëm, por ky është një tjetër diskutim që lidhet me disa kuota gjinore apo kërkesa në​ kuadër të integrimit europian , pra më shumë se liri zgjedhje nga gratë, ka qënë kërkese nga BE për integrimin e vendit dhe plotësimin e kushteve të barabarta që në fakt janë fasadë…
Më​ tepër do ta lidhja këtë ngurim për të menduar se një grua është e denjë për të qenë Kryeministre me zhvillimin social – kulturor të shoqërisë tonë e cila mesa duket e ka të pamundur të shkëputet nga kjo gjendje tranzicioni dhe mentaliteti të një lideri burrë që uluret fort, ku i frikësohen të gjithë dhe në fund nuk zgjidh asgjë por përvetëson të gjitha liritë e të drejtat e grave që vetë ka përzgjedhur….
Kjo është edhe një ndër arsyet kryesore pse unë​ mendoj se është momenti i duhur për të patur edhe vendi ynë një grua në krye të Qeverisë shqiptare ,një zonjë që mendon me trurin e saj, jo e varuar nga kryetari i partisë, një zonjë të pakorruptuar, të aftë e të mirë që e trajton shqipërinë më butësinë e rritjes s një fëmije.
A ka zonja të tilla, po po ka padiskutim, por ne u mësuam të pranojmë në drejtim vetëm meshkuj, e të formatojmë burra cinik e të pushtetshem deri në dhunues të të gjithë shoqerisë…
Dua të sjell në vëmendje disa gra të fuqishme në botë që i kanë dhënë zhvillim të madh drejtimit të vendit në kohen kur ato kanë drejtuar,
Britania e Madhe është një prej superfuqive botërore sepse Mbretëresha Elizabeta I e bëri të tillë; Mbretëreshë Viktoria një epokë e tërë e artë mban emrin e saj; Eleanor Roosevelt drejtoi komisionin për të drejtat e njeriut në OKB nga e cila kemi trashëgimi Deklaratën e famshme për të drejtat e njeriut; ndikimi i Margaret Thatcher në stabilitetin e ekonomisë është i paarritshëm; Benazir Bhutto – kryeministrja e parë femër në një vend mysliman (Pakistan) udhëhoqi vendin nga diktatura në demokraci.
Le të kthehemi tek Shqipëria – pse edhe ne na duhet aq shumë të ndjekim shembujt e këtyre vendeve të mëdha në histori?
Së pari:
Demokracia jonë do të forcohej më shumë e do kthehej në një demokraci me funksionale e paqësore,qeverisja është më e mirë kur përfaqësohet nga shumica me gra,shifrat tregojnë se ka shumë me teper idealizem dhe profesionalizem ne ato institucione qe drejtohen nga gratë,
Së dyti:
Gratë janë lidere më të mira – jo vetëm nga çfarë përmenda më sipër por, studimet tregojnë se kompanitë që​ kanë numër të madh femrash në lidership performojnë edhe më mirë ekonomikisht. Po ashtu besohet te fakti që cilësohen si më me ndershmëri përsa i përket barazisë dhe kompromisit në punë , e kjo ju jep përparësi në role drejtuese.
Së treti:
Ndikon në nxitjen e barazisë gjinore sepse duke parë një femër në një post të lartë drejtues nxit dhe motivon femrat e tjera të përmirësojnë kushtet e tyra të jetesës. Vendi ynë edhe pse ka përjetuar ndryshime mbetet ende shoqëri patriarkale. Një grua lufton për të drejtat e grave. Shprehja feministe “politika është personale” është e vërtetë akoma dhe një Kryeministre grua në Shqipëri padiskutim ka eksperiencën personale ne luftën për të qënë e drejte dhe e paanshmenë vendimet e saj….
Së katërti:
Pavarësisht gjithçkaje, gratë punojnë së bashku. Ndoshta nuk do të kishim këtë ngërç politik nëse do të kishim një grua në këtë post kyç drejtues.

Së pesti:
Shoqëria jonë fatkeqësisht ka harruar disa nga vlerat bazë dhe modelet aktuale nuk kanë shumë për të dhënë. U provuan burrat e fortë në dukje dhe të pushtetshem që u kthyen në diktator, aq sa fjala tyre është para ligjit dhe në mënyrën më absolute dikton gjithë veprimtarinë e shtetit duke zgjeruar territoret e pushteteve dhe duke reduktuar edhe kopetencat e Presidentit,e pushteteve të tjera në shqipëri si psh duke uzurpuar gjyqsorin dhe blere median…

Ne si shqiptarë, e kemi në brendi që nomat e vlerat t’i mësojmë nga nënat apo motrat tona. Po ku ka më mirë!

Se fundja gratë nuk prodhojnë tirani,
Një Grua ka qetësinë e të drejtuarit, dhe mençurinë e zgjidhjes se problemeve pa instaluar presionin, sot ka ardhur koha që nē shqipëri të ketë nje grua kryeministre apo presidente dhe mbase politika e vrazhdë mashkullore ndryshon me në fund modelin e dhunēs që më së shumti prej shumë vitesh është bëre pjese e krejt shoqerise tonë…
Por nëse ne gratē nuk lobojme fortë, e të kërkojmë me kembëngulje të na dēgjohet zēri dhe te jemi zonja fisnike në krah te burrave, nuk do bëhemi faktor me rëndesi politike, por do mbetemi ne pozicione dytësore drejtimi.
E në rastin më të keq të perfaqësuara nga gra që nuk ngrenë zerin për të drejta e liri themelore të grave e vajzave, por mbajnë iso Kryetarit të partisë….
Liri, pushtet, autoritet, nuk ti dhuron askush, ato fitohen dhe lufta për këtë fitore nuk është e lehtë, as e shpejtë
Por shpresoj që këtë vend ta drejtojnë sa më parë grate dhe ju siguroj që do e bënin më mire se te gjithë burrat Politikanë në këto 30 vite demokraci..

Ps- Shkrimi im mori shkas nga një intervistë e Znj. Arta Dade mbrëmë në Tempora nga gazetarja Marjana Legisi
, filloni e mendoni se në shqiperi ka gra të zonjat për të udhëhequr vendin, në atë moment po ju them që shqipëria do bëhet më e mirë e më qetë për të siguruar një jetë normale si mbarë bota e qytetëruar….

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*