Këtë qeveri të dështuar nuk ka patericë ta mbajë më në këmbë

 

Reagimi i deputetes së Partisë Demokratike Orjola Pampuri në lidhje me ngjarjen në Vlorë.

Brenda nje dite qellohen 8 persona mes te cileve edhe femije. Nje masaker e cila mund te ndermerret vetem nga nje person i c’ekuilibruar menderisht, i cili disa ore pas ngjarjes tragjike, endet i lire duke perbere rrezik edhe per qytetare te tjere. Dy jane ceshtjet themelore te cilat ne raste te tilla duhet te sherbejne si incentive te reflektosh mbi politikat e deshtuara te kesaj qeverie ne cdo sektor. Sigurisht nuk duhet konsideruar politizim i ngjarjes, pasi do te ishim shume naiv nese do te mendonim keshtu, por nje analize fare e thjeshte mbi realitetin e hidhur, mund te nxjerre zbuluar politikat e deshtuara dhe sektoret e sistemin e falimentuar te shtetit.
Nese supozojme qe vrasesi do te ishte pa asnje patologji mendore atehere e gjithe pergjegjesia do te ishte tek shteti, dhe siguria qe ai u ofron qytetareve, ligji dhe forca e tij, e cila perballe nje rasti te tille eshte totalisht i deshtuar. Nese nga ana tjeter, vrasesi do te ishte nje person me patologji mendore atehere pergjegjesia bie perseri fort mbi shtetin, i cili ka deshtuar ne mirefunksionimin zinxhir te strukturave te tij, i cili duhet te mbaje nen kontroll personat problematike ne cdo njesi administrative, e nese jane shume problematike per familjen apo komunitetin duhet t’i referoje ne qendrat perkatese ku diagnostikohen, apo vendosen per tu kuruar e rehabilituar, pra ne qendra rezidenciale. Por ketu nuk egziston nje sistem i tille, nuk funksionojne qendra te tilla e per pasoje jemi perballe ngjarjeve te tilla tragjike, te cilat jane te perseritura.
Shteti ndodhet perballe deshtimit ne cdo strukture te tij.
Ngushellime familjeve te viktimave.
U prehshin ne paqe.
Denim maksimal per vrasesin e akte te tilla.

The post Këtë qeveri të dështuar nuk ka patericë ta mbajë më në këmbë appeared first on Gazeta Ora.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*