Këlliçi: Veliaj me të rinjtë e FRESSH në kampingun e shtrenjtë me lekët e taksapaguesve

 

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me qendrimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Në postimin e tij Këlliçi përmend kampin e Jalës i cili paguhet me taksat e qytetarëve.

Postimi:

Teksa shikoja Erion Veliajn me te rinjte e FRESSH, te sjelle me autobuze me leket e taksapaguesve shqiptare ne kampingun veror me te shtrenjte ne vend, mu kujtua Ardit Gjoklaj! Arditi humbi jeten ndersa mundohej cdo dite te siguronte te ardhura per familjen e tij, ndersa Erioni me parate e krimit dhe korrupsionit te perfituara dhe mbi gjakun e Arditit, u jep modelin me te keq te rinjve.

Arditi humbi jeten si pasoje e korrupsionit dhe babezise se Veliajt, i cili beri gjithcka per ta fshehur te verteten e vdekjes se tij. Veliaj i fliste te rinjve per teatrin qe fsheh 6 kullat, 200 milione euro te ardhura, qe do ndertohen pikerisht nga kushuriri i prokurorit qe mbylli ceshtjen e Arditit. I fliste me mburrje atyre se si arriti te mashtroje artistet dhe me urrejte shprehte mllefin e tij ndaj atyre qe nuk rane viktime e mashtrimit apo meskiniteteve te tij.

Erion Veliaj eshte sot shembulli me i keq per cdo te ri ne vendin tone, sepse e tere karriera e tij eshte e ngritur mbi mashtrimin dhe genjeshtren e simboli kryesor i makuterise se tij eshte pikerisht gjaku i Arditit.

Gjaku i Arditit nuk do te harrohet! E verteta do te triumfoje nje dite sado qe Erion Veliaj te mundohet te korruptoje e shantazhoje me vettingun, qe sot eshte kthyer ne mbrojtje te gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar e kamikaze te Rilindjes dhe shokut Edvin!

The post Këlliçi: Veliaj me të rinjtë e FRESSH në kampingun e shtrenjtë me lekët e taksapaguesve appeared first on Gazeta Ora.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*