Iuliano prezantohet si trajneri i ri i Partizanit

Mark Iuliano është prezantuar paraditen e sotme si trajneri i ri i FK Partizanit.

“U binda nga projekti i klubit dhe i drejtorit të përgjithshëm Moggi” – u shpreh italiani para mediave.

Ndër të tjera Iuliano tha:

“Objektivi i klubit është titulli kampion dhe unë do të bëj maksimumin për ta realizuar këtë objektiv. Ditët e fundit kam parë shumë ndeshje të sezonit të fundit të ekipit dhe kam krijuar idetë e mia mbi mënyrën e lojës që do të aplikojmë”.

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi shprehu konsideratën e tij për trajnerin duke thënë: “Moggi na solli një djalosh simpatik në pamje, por që flitet që është edhe një trajner i niveleve të mira për kushtet e futbollit shqiptar. Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion dhe të ecim sa më larg në Kupat e Europës.”

Mark Iuliano ka qenë mbrojtës i ekipit të Juventus përgjatë 9 viteve (1996-2005) të karrierës së tij si futbollist.

Ndërsa si trajner ka pasur karrierë modeste duke drejtuar ekipet e Latina dhe Como.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*