Investimi i dështuar i Lefter Kokës dhe rreziku që u kanoset banorëve të zonës së “Kodrës së Currilave”

Një realitet vertet i hidhur shihet cdo ditë nga sytë e banorve që jetojnë prej vitesh në “Zonën e Currilave“ Durrës. Investimi aq i përfolur nga Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka nuk ka rezultuar i suksesshëm, pasi në këtë zonë ekzistojnë ende problemet që kanë ekzistuar prej vitesh me radhë. Kodra e Currilave në qytetin e Durrësit është një nga zonat më piktoreske dhe më të rrezikshme përsa i përket erozjonit. Fatkeqësisht situata i ka devijuar nga duart Ministrit Koka sepse projekti në fjalë  është shndërruar në një degradim të vërtetë.

Masivët e dheut kanë rrëshkitur dhe e gjithë “shetitorja“ e improvizuar është dëmtuar duke rënë në njërin prej akseve të rrugës. Tashmë rreziku i rrëshkitjeve të dheut ka krijuar një lloj paniku të përditshëm edhe tek shumë biznesmenë të cilët ushtrojnë prej vitesh aktivitetin e tyre buzë vijës bregdetare. Me ndjenjën e frikës jetojnë edhe banorët të cilët kanë ndërtuar banesat e veta prane kodrës, pasi rreziku që iu kanoset është shembja e tyre pas çdo vërshimi të paparashikuar të reshjeve të shiut.

Në perpjekje për të rikujtuar me nostalgji parkun e dikurshëm të kësaj zone, i cili shërbënte  si kurorë  e gjelbër për qytetin e Durrësit, tashmë shihet i dëmtuar në shumë pjesë të tij dhe shkak për këtë janë edhe prerjet e mijëra pishave dhe hapja e themeleve për shumë ndërtime të ngritura me apo pa leje ndërtimi gjatë këtyre 25-viteve tranzicjoni në “Kodër Vilë” , e cila shihet drejt një fundi të frikshëm degradues. Si pasojë e rreshqitjeve , është demtuar totalisht struktura e  murit te betonuar në anësore, ka filluar plasaritja e aksit rrugor që të ngjit nga Universiteti “Aleksander Moisiu” për në Currila. Projekti në fjalë kishte si qëllim që ta transformonte zonën nga një zonë problematike nga erozioni në një zonë  me një park te gjelbërt për qytetarët. Ne total kostoja e projektit ishte 240 milione leke te reja. Rrëshkitjet  e herëpashershme të dheut kanë krijuar një tablo te trishtë, me pamjet e tmerrshme të rrëshkitjes se dheut. Një investim me një vlere te konsiderueshme prej 2 milion dollarëve është rrëzuar brenda një ore duke paralajmëruar në këtë mënyrë një katastrofë tjetër humane.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*