Gjon Marku ish-kryebashkiak i PD, në Prokurori për akuzën “Shpërdorim detyre”

Prokuroria e Shkodrës ka marrë si të pandehur ish-kryebashkiakun e PD në Vaun e Dejës Gjon Marku.

Sipas komunikatës zyrtare, Prokuroria njofton:

“Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka marrë si të pandehur për veprën penale të « Shpërdorimit të detyrës » , parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish–kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, dhe ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën”, nënvizon prokuroria.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*