“Fshati i shqiptarëve” vendi ku Erdogan inaguron sot aeroportin më të madh në botë

Stambolli është qyteti i cili tashmë ka aeroportin më të madh në botë, me një kapacitet pritjeje prej 90 milionë pasagjerësh në vit.

Ai ingaurohet sot nga Recep Tayyip Erdogan, i cilia ka përgatitur një ceremoni soleme.

Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti janë krerë shtetesh dhe krye diplomatë nga vende të ndryshme të botës.

Ky aeroport pritet të renditet mes pesë aeroporteve më të mëdhenj në botë dhe është ndërtuar në një zonë të Stambollit të quajtur “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”.

“Për 10 vite, kapaciteti i pritjes së aeroportit pritet të arrijë deri në 200 milionë pasagjerë në vit”, sipas operatorit IGA që do të shfrytëzojë aeroportin.

”Në këtë rast ai do të jetë në rangun e parë të aeroporteve më të rëndësishëm në aspektin e kapacitetit të pritjes, sipas organizatës botërore të aeroporteve, “Airport Council International” (ACI)

Në vitin 2017, ishte aeroporti amerikan i Atlantës që kishte dalë në krye të këtij klasifikimi me 103,9 milionë pasagjerë në vit.
“Ai ndiqej nga Pekini (95,7 milionë), Dubai (88,2 milionë), Tokio (85,4 milionë) dhe Los Anxhelesit (84,5 milionë)”, sipas ACI-së.

Ndërtuar nga një konsorcium prej pesë kontraktorësh – Limak, Kolin, Cengiz, Mapa dhe Kalyon, projekti do të sigurojë më shumë se 26 miliardë euro (30.65 miliardë dollarë).

E ndërtuar në një sipërfaqe prej më shumë se 76milion metra katrorë, në fazën e parë aeroporti do të presë rreth 90 milion pasagjerë.

 

 

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*