Fajin për grabitjen e ka Kina?!

Nga Xhoi Jakaj

Mirëmëngjes! Popull i dashur.

Pasi u vodhen një mal me para, sot pothuaj në të gjithë shtypin e ditës me ilaritet rrenqethës shkruhej që u vra organizatori kryesor dhe leket e vjedhësit e tyre ikën në drejtim të paditur…..
Aeroporti “Nënë Tereza” po ruhet nga Ministria e mbrojtjes me në krye Olta Xhaçkën,po krihet zona nga Ministria e rendit me në krye Sandër Lleshaj dhe po hetohet për pa rregullësitë e kompanisë kineze nga Ministria e transporteve dhe energjitikes me në krye Belinda Balluku

Fajin për grabitjen e ka Kina?!

Ah more popull sa fatlum që je me këto qeveri të prodhuara prej 29 vitesh se ata ju rruajnë e qethin mirë në të gjithë krahët, nuk mbeti gjë pa u vjedh në këtë vend e faji gjithnjë mbeti jetim …..kryesisht kur vidhen shuma të mëdha me para, prona , deti, toka dhe nëntoka…”fajin e kanë gjithnjë të tretët “dhe jo asnjëhërë personat përgjegjës

Të na rrojë partia dmth se ne nuk duam bukë, uje,e asgjë tjetër, ama ju të jetoni në paqe dhe luks me familjet tuaja pa ne edhe bar do hamë e Kines nuk ia lëmë më te na e “rruaj “aeroportin që për fatin tonë të bardhe mban emrin e shënjëtorës Nena Tereza por për fatin tonë të zi , ky aeroport po tregon dhe njëherë që politika dhe hajdutëria e kalon topin sa në një portë në një tjetër, e këtë herë nuk ishte thjesht top, por thes me para…..

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*