Erion Kristo thirrje të veçantë qytetarëve: JOPARTIAKË, jepini një mesazh politikës…

Pedagogu dhe moderatori i njohur Erion Kristo me anë të një postimi në Facebook i është drejtuar të gjithë qytetarëve pa parti, apo sic i ka quajtur ai jomilitantë që të reagojnë për ndryshime radikale.

Kristo është shprehur se politika duhet të lëvizë e ta lërë këtë lojë.

Postimi i plotë:

Nje thirrje per njerezit jomilitante!
Te nderuar qytetare jopartiake. Ju jeni me shume se gjysma e banoreve te ketij vendi. Ju jetoni ketu dhe perjetoni gjithcka qe gatuhet nga klasa politike, doni apo nuk doni. Une ju bej nje thirrje te reagoni. Nuk duhet pranuar kjo sjellje e politikes qe ve interesat e saj para interesave te vendit. Kemi 30 vjet qe i durojme keta shkaterrimtare. Kemi 30 vjet qe presim ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa. Presim kot, se jo vetem nuk u be, por nuk ka asnje shanc te behet si gjithe Evropa me kete lloj politike. Prandaj, mos rrini me. Kerkoni fort qe te behen reforma politike ne kete vend, te ndryshoje gjithe sistemi. Jepini nje mesazh politikes qe ta lere kete loje. Mos rrini si te mpire. Duam ndryshime radikale.
P.S. nese jeni dakord, shperndajeni.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*