EKSKLUZIVE/ Standartet që u ofrohen pacientëve në QSUT “Nënë Tereza”

Në institucionin më të madh në Shqipëri ndodh që përveç sherbimit mjekësor mund të marrësh dhe lloje të ndryshme virusesh.

Shikoni paradoksin që shfaqet duke e prishur imazhin e atyre pamjeve te bukura, të institucionit shëndetësor akademik, të krijuara si censurë e idesë së investimeve.

Në redaksinë e rehatfare.al mbërrijnë disa foto që dëshmojnë nivelin e kujdesit ndaj higjienës së pacientit brenda në këto ambiente.

Jehona e madhe e investimeve të shumta në institucion duket se merr përmasa të vogla kur gjendesh në raport të tillë me realitetin zhgënjyes.

Duke mos lënë pa përmendur kushtet, në të cilat trajtohet një pacient, burimi i prononcuar rrëfen për mënyrat e përdorura për kujdesin ndaj vetes.

Është e nevojshme dhe e detyrueshme që të shfrytëzohen temperaturat e larta në këto ditë të nxehta për të ngrohur së paku ujin duke qenë se nuk funksionojnë dushet të cilat realisht mungojnë në tualetet e dhomave të pacientëve.

Kushtet në të cilat ofrohen sherbimet për mijëra pacientë në vit janë në gjendje të mjerueshme duke mos ofruar as standartet minimale ndaj ruajtjes së shëndetit .

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*