Clooney dhe Damon, yjet e edicionit të 74 të Festivalit të Filmit të Venecias.

Festivali i flimit të Venecias këtë vit do të mirëpresë në skenën e tij përvecse shumë yje të tjerë edhe Georgge Clooney-in dhe Matt Damon-in të cilët do të sjellin një pjesë të komedive të Hollywood-it.

Clooney dhe Damon do të prezantohen me “Suburbicon” premiera e bashkë-shkruar. Prania e Damon do të jetë edhe në hapjen e festivalit “Downsizing”, i cili do të drejtohet nga Alexander Payne.

Venecia tashmë shihet si një fat i mirë për Oscarët, pas premierës së tre fituesve kryesorë të Akademisë.

Në “Suburbicon”, komedia e cila do të drejtohet nga Clooney dhe Damon,karakteri i këtij të fundit përpiqet të kuptojë misionet e errëta të qytetit të tij së bashku me gruan e tij në rol Margaret të luajtur nga Julianne Moore.

Ndërsa përsa i përket filmit “Downsizing”, ku pjesë e kastit të aktorëve janë edhe yje të tjerë si Wiig, Patrick Harris, Sudeikis, Damon luan një njeri I cili shtrihet në kërkim të një jete më të mirë.

“Shape of Water”, përralla tjetër e kësaj bote do të deputohet nga Guillermo Del Torro.

Zbulimi i filmit horror e mbante drejtorin të ngazellyer, film ky i cili do të shfaqej në Toronto.

Në festival gjithashtu do të konkurrojnë aktivistë dhe artistë bashkëkohor si ato kinezë, Ai Weiwei me filmin “Human Flow”, i cili bazohet mbi krizen globale të refugjatëve.

Ky fim është fokusuar në shkallën e krizës dhe impaktin e tij njerëzor, duke mbuluar gjatë gjith filmit rreth 23 vende.

– “Nuk ka krizë refugjatësh, vetëm një krizë njerëzore. Kufiri nuk është në Lesbos, por me të vërtetë është në zemrat dhe mendjet tona”-është shprehur Weiwei.

Ndërkohë drejtori artistik i festivalit ka konsideruar Jane Fonda si një nga protagonistët më të mëdhenj të kinemasë ndërkombëtare dhe bashkëkohore, dhe Robert Redford si një aktor të zhytur në mendime dhe instiktiv me një ndjenjë të detajuar.

Fonda dhe Redford do të festojnë me çmimin e “Luanit të Artë” të arritjeve jetësore.

Ky vit sjell për herë të parë “Realitetin Virtual të Venedikut”, si konkurimi i parë për veprat VR në një festival të madh fimik.

Ky edicion i Festivalit të filmit të Venecias është i 74-ti që zhvillohet dhe këtë vit do të deputojë nga data 30 gusht deri më 5 shtator.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*