Bashkëpunimi Noizy-Ledri, Dje&Sot thyen rekord klikimesh

Kënga më e re e publikuar ditën e sotme  me titull “Dje dhe Sot” nga reperat më në emër të momentit në tregun muzikor shqiptar dhe kosovar,  ka thyer rekord klikimesh. Në vetëm dy  orë kënga ka arritur rreth 155 mijë klikime dhe 14 mijë pëlqime.

Bashkëpunimi midis Noizy dhe Ledri Vulës vjen si një bashkëpunimet më në zë të momentit, duke ditur që ky është edhe bashkëpunimi i parë midis dy reperave.  Fansat kanë qënë duke pritur me padurim publikimin e këngës që dy reperat e kanë njoftuar një ditë më parë me një postim në profilet e tyre personale në Instagram.

Pavarësisht konflikteve që kanë pasur më përpara në kohën kur Ledri Vula ishte pjesë e grupit Babastars, tashmë marrëdhënia midis tij dhe Noizyt duket se është kthyer në miqësi, ndoshta këtu ka ndikuar dhe miku i tyre i përbashkët, aktori i njohur Blerim Destani.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*