Basha e cilëson kriminale rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet

Në një postim në faqen e tij në “Facebook’ Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm duke e cilësuar atë si një veprim kriminal ndaj qytetarëve  të Tiranës.

“Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtij vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Rama e Veliaj” është shprehur Basha në deklaratën e tij në “Facebook”.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*