Balla nxjerr kontratën e PD-së me rusët: Ja ku e ke dhe pasaportën Lulzim

Kreu i grupit parlamentar për PS-në, Taulant Balla ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me marrëveshjen e PD-së me rusët për lobimin në SHBA.
Pas investigimit te publikuar nga revista amerikane “Mother Jones”,sot Balla publikoi kontratën e firmosur nga Lulzim Basha me kompaninë “Muzin Capitol” e cila është pajtuar nga skocezja me pronarë rusë, Binniata Trade, për të lobuar në departamentin amerikan të shtetit për interesa të PD. Sipas Ballës, kanë qenë biznesmenë rusë të cilët kanë paguar për PD-në në Uashington.

“Ç’ke bërë ti me ndihmën ekonomike ruse, Lulzim? Kush kanë qenë këta shqiptaro-amerikanë fantazmë që paskan mbledhur për ty 1 mln usd për një kryedembel për të baltosur Shqipërinë. Nuk bëhen 100 shqiptarë që të mblidhen për të sharë Shqipërinë, nuk e bëjnë shqiptarët këtë. Mediat botërore flasin për përfshirje të disa biznesmenëve rusë për financimin tënd, në një moment shumë të rëndë të Shqipërisë, për destabilitetin. Ke tre muaj që ç’gënjeshtër thua në një banak, nuk e thua në një banak tjetër. Thua dy herë rresht të kundërtën e asaj që the herën e parë. Ke dalë dhe ke thënë që PD nuk ka firmosur kontratë me lobistin Muzin. Ja ku e ke Lulzim kontratën, ku e ke firmosur ti, madje ke vënë edhe numrin e pasaportës (lexon nr e pasaportës të Bashës).
Kontratë e Lulzim Bashës me “Muzin Capitol” dhe PD-së, qëllimi kryesor elektoral. Kjo është domosdoshmëri, detyrim ligjor që të ishte depozituar në KQZ. Sepse për shkak se qëllimi i saj është elektoral dhe thuhet që në fillim të saj për të dizenjuar misionin elektoral tëndin, duhet ta kishte çuar në KQZ. Pse nuk e ke çuar? Kjo çështje sapo ka filluar të zbardhet. Pronarët e kompanisë së lotimit, Binniata Trade janë tre shtetas rus”, u shpreh Balla.

2 Komente

  1. Uh balle je TeK urea.done me I ndjek,friksuare shqiptare ne amerik USA..??po kush je more cpurdhjake???.une kame ndihmure po’pullin. e b…jote done me ndjek.kam dhene per lobim.kame vene per lobime te shqiptarve nga klintoni.kshilltareve,senatorva jape under nuk e dine ask sh.b.a.usa. nuke te ndjek askush ne USA.50-1000 apo 10000 dollarJu ne Koehen e e.h. I keni byshty dollaret e enverite.Kur i tregova nje American qe ju p.p,.Ps ,.keni kontrolluare pakot dhe I keno hapure e Jane kthyer pakote me tulla brend.ka detyruare femijet jetim me Kthye pakot. asi ftyre je balle.ruce ramen e company.ti je tell all I rames. Turp edge kthyer parlameti ne fjci baruti,populli ne fshateveshte ne zhrip.te gjitha I beni per laggard vemendjen,me vjedh,drog,korrupsion.lene prokurorin zocen tusje te ‘unkind,eshte kthyer kuvdndt gjykatore poi xhandarr nuke ndegjon asgj arrestime burgime.jepjani drejtesise.turp e fawja e zeze,
    Thanasi jr

  2. Zore me Ba fallsifikime sot me kompjuter,pasaporta bejne fallso shqiptaret e nuke I kupton Gjermanic ase franca,italia,greqia,zvicrra. etj.Jeni kapure kot pas lobimite.miljona dollare e vote te shumta pune humbin me nxjerr ato documented qe thon?? ju se Jane demokratet te zbriture nga qielli’,po ju nuke keni bosht te. Te lobosh Ku te mundesh je I lire.ne diaspora vetem per fatkeqsin e nje family Jane mbledhure disa Mira dollars Sa Ishta e kote tte beje nje listen,.une I feta ne zarf Hargrove me shkruare ermine.tavarish ballad druzhba druzhba,slluzhba slluzhba .ju nuke duhetvacaroni gjendjen me rusine,se keno ”vllezrite Kosovar qe kame nevoje per votan rusearberi dr

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*