Autor: User1

PSG blindon Mbappe, i hap derën Neymar

Largimi i Cristiano Ronaldos la një boshllëk të madh te Reali i Madridit, por vetëm pasditen e djeshme, Florentino Perez qetësoi tifozët madrilenë, duke u premtuar se merkatoja do të jetë spektakolare dhe se portugezi do të zëvendësohet më së miri. Mediat spanjole raportojnë se do të jetë pikërisht Neymar, […]

Rekomandimi i Komisionit Evropian: Ulni borxhin publik

Komisioni Europian këshillon qeverinë shqiptare të vazhdojë politikën e uljes së borxhit publik dhe kredive të këqija duke përfituar nga momenti pozitiv i ekonomisë. Në vlerësimin e fundit për ekonomitë e vendeve kandidate, komisioni vëren se rritja ekonomike e Shqipërisë u përshpejtua më tej në gjysmën e parë të këtij […]

Ancelotti kërkon Di Marian te Napoli

Ancelotti kërkon të rikthehet tek suksesi në Serie A dhe Champions League, e këtë kërkon ta arrijë me ekipin e tij të ri, Napolin, një ekip që vitet e fundit ka njohur vetëm rritje. E për t’ia arritur synimit të tij, Ancelotti kërkon lojtarë cilësorë, e për t’i bindur ata […]

Gjon Marku ish-kryebashkiak i PD, në Prokurori për akuzën “Shpërdorim detyre”

Prokuroria e Shkodrës ka marrë si të pandehur ish-kryebashkiakun e PD në Vaun e Dejës Gjon Marku. Sipas komunikatës zyrtare, Prokuroria njofton: “Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka marrë si të pandehur për veprën penale të « Shpërdorimit të detyrës » , parashikuar nga […]

Trump “shfrenon” fantazinë: Shqiptarët mund të nevrikosen dhe fillon Lufta e Tretë Botërore!

“Shqiptarët janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore.” Këto ishin deklarata e presidenti amerikan Donald Trump, në përgjigje të pyetjes së gazetarit se pse amerikanët duhet të luftojnë për të mbrojtur Shqipërinë, apo Malin e Zi, në […]

“Kosova i plotëson kriteret për liberalizimin e vizave”

Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, ka thënë se Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizim vizash janë plotësuar.“Një kapitull i rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët: Kosova i plotëson kriteret për liberalizim të vizave”, ka thënë Avramopoulos. “Pas shumë vitesh e muajsh të […]

Presidentja e Kroacisë vizitë në Tiranë, axhenda nis me takimin në Presidencë

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta. Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konference te përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë. Gjatë vizitës së saj […]

Ironia e Berishës: Suksesi “i jashtëzakonshëm” që bllokoi negociatat me BE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me vizitën e Komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn dhe deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama. Me një shënim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, me një gjuhë ironike thotë se, ‘piktori dështak ka suksese të jashtëzakonshme’. Statusi i Berishës: Një, […]

Kryemadhi nuk e ka vetëm me Ramën, sulmon Hahn: Asnjë deklaratë anglisht se zhbën trafikun e drogës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së Komisionerit Hahn me kryeministrin Edi Rama. Kryemadhi, teksa sulmon kryeministrin, shkruan se ‘fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!’ “As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk […]