Alarmi SOS, një mjet i ri në google search, nevoja për ndihmë në një rast krize.

Tashmë përdoruesit e Google do të kenë  mundësinë të njoftohen dhe të ndihmojnë të tjerë në situatë krize.

Në rezultatet e kërkimit rreth incidenteve të tilla si zjarre, përmbytje, apo tërmete informacioni do të jetë i disponueshëm me harta dhe mundësisht numrat e telefonit të urgjencës dhe përkthimet në gjuhët e huaja.

Krijohet mundësia që informacioni të merrret dhe kur jeni larg, por në varësi të afërsisë me vendin e ndikuar.

Në celularin tuaj, Në Google Maps, shfaqet një ikonë në hartë të klikueshme që zbulon përditësime rreth situatës. Harta gjithashtu tregon mbylljen e rrugëve dhe trafikun.

Alarmi SOS, është mjeti i fundit i reagimit ndaj krizes për të ndihmuar njerëzit gjatë fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.

Ndërkohë që përdoruesit e Twitter mund të regjistrohen për të marrë njoftime me tekst nga oragnizatat e veçanta, si Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) gjatë një emergjence.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*