Adriatik Lapaj/ Pse protestoj?

E kemi parë shpesh herë të reagojë për cdo problematikë që ka shoqëria jonë, tepër entuziast dhe energjik, mund të themi që është shembulli ideal për një rini aktiv, aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Adriatiku deklaron se përse proteston duke bërë njëkohësisht  thirrje për të gjithë qytetarët e Tiranës të dalin në protestën e ditës së sotme në lidhje me rritjen e çmimit të ujit.

Shiko me mendësin “une jam mirë le të përmbyset bota”, unë nuk duhet të dilja në asnjë protestë por unë ende e shikoj veten si pjesë të shoqërisë ku jetoj.

Mund të jem mirë unë por nuk është tezja, halla, njëri prej dajove apo xhaxhallarëve, nuk është mirë mësuesi i fillores që më mësoi abc-në ose profesori që më skaliti dijet finale, nuk është mirë gjyshja ose kushuriri i parë, nuk është mirë shoku i fëmijërisë apo kolegu i punës. Sot mund të jem mirë unë por nesër jeta të hedh nga maja te halja.
Protestoj se ndihem pjesë e popullit tim, gjakut tim dhe dijen që mora përmes shkollimit dua ta vendos në sherbim të atij nga vij dhe bir i së cilit jam, pra popullit tim.
Ditën që nuk e bëj më do të thotë se nuk ndihem më pjesë e këtij vendi, atë ditë do kem prerë bileten me një drejtim për në një tjetër vend.
Sot në orën 18.00 te Bashkia.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*