A duhej duartrokitur Jakupi, gazetari që mbroi dinjitetin e medias?

Foli drejt për të vërtetën duke mbrojtur dinjitetin e medias, duke vënë në dukje forcën dhe qendrimin që ne kemi, e sigurisht në mënyrë të pa ndikuar nga individ me influenë politike.

Jakupi, gazetari që mbrojti dinjitetin e medias në mes të shumë kolegëve e pronar mediash nuk u duartrokit, nuk u përshëndet, nuk mori vëmendjen e qytetarëve. E dini pse? Sepse foli për impaktin që politika ka tek pronarët e medias, foli drejt dhe ja tha në sy Lulzim Bashës se çfarë është bërë e po bëjnë me mediat e gazetarët.
A ishte ajo një tavolinë gazetarësh?
Ku ishin gazetarët e nderuar të cilët në shi, diell, borë e acar rrinë në terren për të raportuar veprimtarinë e tyre?
Gazetarët të cilët me përkushtim e dinjitet prej vitesh punojnë të pa paguar siç duhen, gazetarët të cilët e bëjnë me përkushtim dhe dinjitet punën e tyre e jo si disa nga ata në atë tavolinë gjobaxhinjë e të pa moral.

Një gazetar si Jakupi duhej vlerësuar madje nga të gjithë ne, pasi zërin tonë ngriti, zërin e shumë personave të cilët për fat të keq e kanë të pa mundur ose tremben që të flasin.
Ja pra, ne nuk mbrojmë njëri tjetrin, ne nuk suportojmë njëri tjetrin, ne nuk vlerësojmë as ata që na mbrojnë ne!

Gazetarin e Telegrafit nuk e njoha dje nëpërmjet rrjeteve sociale, por e kam njohur më parë, kemi shkëmbyer disa takime sëbashku dhe e kam parë profesionalizimin që ai ka, madje kam mësuar e prej tij.
I ardhur nga Greqia për të kontribuar në median vendase.
Ja pra fatkeqësisht askush nuk denjoi ta duartrokiste kolegun tonë

The post A duhej duartrokitur Jakupi, gazetari që mbroi dinjitetin e medias? appeared first on Gazeta Ora.

Postoni Komentin Tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*